BallinaSportMbi 100 mijë persona nënshkruajnë peticion për ta dënuar Ramosin i cili...

Mbi 100 mijë persona nënshkruajnë peticion për ta dënuar Ramosin i cili qëllimisht lëndoi Salahun (Foto)

Të ngjajshme

Mohamed Salah nuk arriti që të luante deri në fund finalen e Champions League pasi gjatë një dueli me Sergio Ramos u lëndua dhe u detyrua ta lë fushën në minutën e 30-të

Sergio Ramos gjatë duelit me Salah ia tërheq krahun qëllimisht dhe si pasojë e kësaj egjiptiani lëndohet rëndë dhe humbet finalen si dhe Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Fotografia e Shkelqim Osmanaj

Një peticion ka filluar nga ‘Mohamed Salah Abdel-Hakeem’ në ‘change.org’ i cili ka bërë thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që ta dënojnë Ramosin pasi lëndoi qëllimisht Mo Salah.

Përshkrimi i këtij peticioni ishte:

‘Sergio Ramos e mbante qëllimisht krahun e Mohamed Salah nën sqetull, duke shkaktuar zhvendosje të shpatullave të tij. Jo vetëm që mungon në pjesën tjetër të lojës, por edhe humbet Kupën e Botës.

“Sergio Ramos përfaqëson një shembull të tmerrshëm për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve. Në vend që të fitojë ndeshjet në mënyrë të drejtë, ai përdor metoda tjera.

“UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa kundër Ramos dhe lojtarëve të ngjashëm, duke shikuar videot pas ndeshjeve,”.

Ky peticion ka filluar të shtunën pas ndeshjes derisa në mesditën e së dielës ka mbledhur plotë 126 mijë nënshkrime. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz