BallinaLajmeMbërrin në Shqipëri i dënuari me 25 vjet burg për vrasjen e...

Mbërrin në Shqipëri i dënuari me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit (Foto)

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si një nga autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari në shtator 1998.

Ai u ekstradua nga autoritetet turke këtë të martë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Stambollit.

Haxhia mbërriti në Rinas rreth orës 20.15 ku pritej nga forca të shumta të policisë.

Procedurat janë bërë në policinë e aeroportit të Rinasit për tu përcjellë më pas në burgun e sigurisë së lartë 313.

Policia e shtetit ka bërë sqarimin e parë zyrtar pas ekstradimit në Shqipëri të Izet Haxhisë, njërit prej personave të dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit 20 vjet më parë. Në njoftimin zyrtar thuhet se specialistët e Interpol Tirana bënë të mundur ekstradimin nga Turqia drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.

Sipas policisë “shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal”.

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri Azem Hajdari, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Besim Çerja. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N. Policia thotë se hetimet kanë zbuluar se Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarjeje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz