Sipas një njoftimi nga KFOR-i, gjatë ushtrimit, një avion me rreth 90 vetë në bord u simulua të ketë dalë jashtë pistës.
Së bashku me kompaninë LIMAK, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, KFOR-i zbarkoi asetet e veta mjekësore, tokësore dhe ajrore.
“Ushtrimi kishte për qëllim verifikimin e gatishmërisë së forcave dhe ndërveprimin midis KFOR-it dhe agjencive vendore që bartin përgjegjësinë primare. Në të vërtetë, në pajtim me agjencitë lokale, KFOR-i është në gjendje të mbështesë çdo ndërhyrje në rast të ndonjë incidenti qoftë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ose në pjesë të tjera të Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i.
