back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeMbahet seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiq, i akuzuar për krime lufte

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiq, i akuzuar për krime lufte

Të ngjajshme

6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të 2025-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në...

Edin Dzeko në histori të UEFA Conference League

39-vjeçar, por vazhdon duke shënuar gola në garat europiane. Edin...

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiq, i akuzuar për krime lufte.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2024, i akuzuari Zoran Kostiq gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, i veshur me uniformë të policisë dhe i armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tij, ka marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht familjes Ujkani gjatë një aksioni të mirë-organizuar, pasi që forcat serbe ishin vendosur në shtëpinë e Sh.Z, të cilën policia dhe ushtria serbe e ka shfrytëzuar si shtab, ditën kritike në ofensivën e ushtrisë serbe kundër popullatës civile.

Tutje, në aktakuzë thuhet se më 22 maj 1999, i akuzuari Kostiq në bashkëkryerje me persona tjerë të paidentifikuar kishte urdhëruar dëbimin e popullatës shqiptare nga shtëpitë e tyre, duke i detyruar të vazhdojnë në drejtim të varrezave të qytetit e duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku në atë turmë ishin pjesëtarët e familjes Dallku- M.D, A.D, F.D, E.D, SH.D, V.D, V.D,V.D, L.LL dhe tre persona me mbiemrin Haliti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz