back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMbahet mbledhja e Komisionit për Kompleksin “Adem Jashari”, Limaj: Prekazi është historia...

Mbahet mbledhja e Komisionit për Kompleksin “Adem Jashari”, Limaj: Prekazi është historia jonë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryesuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është mbajtur mbledhja e radhës së Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Limaj, i cili është kryesues i këtij Komisioni, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme Komisioni ka nxjerrë dy rekomandime të rëndësishme.

“I pari ka të bëjë me zgjedhjen e Këshilltarit të Jashtëm profesional. Po ashtu është marrë vendim që t’i kërkohet Qeverisë së Kosovës ndarja e mjeteve për nevojat e këshilltarit të jashtëm profesional”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Këto vendime thotë Limaj, i hapin rrugën synimit tonë që Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, të finalizohet sa më shpejtë. Me gjithë punën komplekse si Komitet, Limaj ka thënë se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund këtij projekti.

“Jemi i optimist se brenda një periudhe të shkurtër gjërat të ecin në drejtimin sepse nuk ka gjë më të rëndësishme për ne se sa Kompleksi Memorial është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes, e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Thjesht, Prekazi është historia jonë”, ka theksuar Limaj.

Vendimet e sotme të Komitetit i ka përshëndetur edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se vendimet e sotme do ta zhbllokojnë situatën dhe do t’i hapet rrugë konservimit dhe ndërtimit të Kompleksit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz