back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMbahet dëgjimi buxhetor ne bashkësinë e Komoranit dhe të Drenasit

Mbahet dëgjimi buxhetor ne bashkësinë e Komoranit dhe të Drenasit

Të ngjajshme

Përparim Rama nesër do ta nderojë Dafina Zeqirin me një mirënjohje të çmuar

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë nesër...

Zjarre, vërshime, aksidente: AME-ja me mijëra intervenime gjatë vitit 2025

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shënuar një vit...

Si e arsyetoi Gjykata Supreme në Hagë vendimin që Kadri Veseli të mos lirohet me kusht?

Me dhjetëra, mos qindra, kanë qenë kërkesat për lirim...

Aksident në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, lëndohen dy zyrtarë policorë

Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës...
- Advertisement -

Komuna e Drenasit sot ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore ne vendbanime për buxhetin e viteve 219-2021, pas marrjes së Qarkores Buxhetore 2019/02 të lëshuar nga Ministria e Financave që ka përcaktuar kufijtë e planifikimit të buxhetit ne të gjitha linjat e shpenzimit të parasë publike.

- Advertisement -

Të hënën janë zhvilluar dëgjimet përmbyllëse se i përket takimeve me qytetar për të diskutuar buxhetin. Dëgjimi i parë është mbajtur në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran, me kryetar të fshatrave dhe banorë të; Komoranit I, II, III dhe IV, Kizhnarekë, Nekoc, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme dhe Zabel i Ulët dhe i Epërm.

Ndërsa pasditen e së hënës është mbajtur dëgjimi buxhetor me banorët e Drenasit I, II dhe III, të fshatit Shtrubullovë, Gllobar, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë dhe Lagja e Ferronikelit.

Në këto dëgjime buxhetore merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, drejtori i Financave, Labinot Gruda, zyrtar të tjerë komunal, kryetar të fshatrave dhe zonave urbane, përfaqësues të lagjeve, qytetarë  dhe media.

Fillimisht, ne këto dëgjime, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka shpalosur synimet e Komunës për buxhetin e vitit 2019 dhe planifikimin e buxhetit për vitet 20120 dhe 2021 dhe ka treguar për projektet qe do të zhvillohen ne lokalitetet e tyre. “Ju para vetes keni edhe një draft-listë të investimeve kapitale për vitet e ardhshme si dhe një informatë të planifikimit të ndarjes se buxhetit, por ne jemi duke u munduar që se bashku me ju, duke dëgjuar propozimet e juaja direkte edhe të hartojmë një buxhet sa me të mirë e efikas për Komunën e Drenasit. Nuk janë vetëm ato projekte qe ju i shini para vetës. Duke marrë mbështetjen edhe nga niveli qendror, do të zhvillojmë edhe shumë projekte madhore gjatë viteve në vazhdim, si rregullimin e shtratit të Lumit Drenica, rregullimin e stadiumit, ndërtimin e qendrës së re të biznesit, rregullimin e liqenit akumulues, ndërtimin e fabrikave, krijimin e vendeve te reja të punës dhe shumë projekte të tjera”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Kurse, të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet dhe propozimet e tyre për projektet qe janë ne interesin e përgjithshëm të lokalitetit ku ata jetojnë.

Ndryshe, buxheti i Komunës për vitin 2019 do të jetë mbi 15 milion euro, një milion më shumë se viti aktual, ndërsa afër 5 milion do të jenë për investime kapitale, projekte që janë në interesin e komunitetit.​ /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz