BallinaJetëMaturanti kurseu para dy vjet, për t’i blerë shokut të klasës një...

Maturanti kurseu para dy vjet, për t’i blerë shokut të klasës një karrige me rrota

Të ngjajshme

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron mbi 58 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit...

Një maturant në gjimnazin Caddo Hills, SHBA ka kursyer para për dy vite rresht në mënyrë që t’i blinte shokut të tij një karrige elektrike me rrota.

Tanner Wilson e kishte vënë re që shoku i tij me nevoja të veçanta, Brandon Qualls e kishte shumë të vështirë që të lëvizte me karrigen e tij manuale.

Brandon lodhej shpesh me karrigen e tij të vjetër dhe herë pas here ndalej për të çlodhur krahët. Kështu, Tanner nisi të kursente në mënyrë që miku i tij ta kishte më të lehtë ecjen me karrige.

Për t’ia blerë dhuratën Wilson-it iu desh të punonte për dy vite një punë me kohë të pjesshme dhe paratë që fitonte i ruante, në vend që t’i shpenzonte për nevojat e tij.

I riu tregoi për mediat: “Ai ka qenë gjithmonë një mik i mirë dhe unë doja të bëja diçka për të. Thjesht e ndjeja që duhej të bëja diçka dhe doja vërtet që ta bëja.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz