Maturantë: Ky është një njoftim shumë i rëndësishëm për ju!
BILLI
Lexo edheE ndryshuan krejtësisht për maturë, ‘shpërthen’ në lot vajza nga Klina (Video)
Maturantët kosovarë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës në dy pjesë.
Por, kësaj radhe Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por datat janë ndarë sipas regjioneve.
Pjesa e parë e testit të maturës 2018 do të mbahet në fund të majit, ndërsa e dyta në fillim të qershorit.
Pjesa I e afatit të parë:
Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.
Më 29 maj mbahet në regjionin e Prishtinës.
Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Lexo edheE ndryshuan krejtësisht për maturë, ‘shpërthen’ në lot vajza nga Klina (Video)
Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.
Pjesa II e afatit të parë:
Më 5 qershor nis mbajtja e pjesës së dytë të testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.
Më 6 qershor mbahet në regjionin e Prishtinës.
Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.
Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.