BallinaLajmeMatoshi: Qytetarët nuk do të mbeten pa ujë, KRU-të të paguajnë borxhet

Matoshi: Qytetarët nuk do të mbeten pa ujë, KRU-të të paguajnë borxhet

Të ngjajshme

“Ngjyra e kuqe shume i ngjanë”, Alba shfaqet mahnitëse në paraqitjen e fundit

Bukuroshja nga Shkodra, Alba Vukaj është një ndër femrat...

Dërgimi i papritur i Scott Mills tregon se BBC ka marrë vendimin përfundimtar për të

Lajmi i papritur për shkarkimin e Scott Mills, prezantues...

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot  kanë takuar përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Ujësjellësit  “ARRU” dhe “SHUKOS”, me ç ‘rast kanë diskutuar për çështjen e vazhdimit të lejeve ujore dhe obligimet financiare të KRU-ve ndaj qeverisë.

Nga ky takim, është arritur marrëveshje mes MMPH-së dhe Kompanive Regjionale të Ujësjellësit (KRU) për shlyerjen e borxhit të akumuluar prej vitit 2007- 2017 nga këto kompani, në vlerë mbi 1. 5 milion euro.

  1. d ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi gjatë këtij takimi tha se çështja e furnizimit me ujë mbetet prioritet i MMPH-së ndërsa theksoi domosdoshmërinë e pagesës së borxhit nga Kompanitë Regjionale të Ujërave.

“ Çështja e furnizimit me ujë për qytetarët e Republikës së Kosovës mbetet një prioritet i MMPH-së. Po ashtu çështje e rëndësishme për ministrinë tonë mbetet edhe shlyerja e borxhit të akumuluar mbi 1. 5 milion euro që Kompanitë Regjionale të Ujërave kanë ndaj MMPH-së nga viti 2007- 2017”, tha Matoshi.

Gjatë këtij takimi, u. d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Ujërave për shlyerjen e borxhit për pesë vite duke filluar t’i kryejnë këto obligime nga muaji shtator 2018 prej 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vite të tjera, me nga 20 për qind të pagesës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bë e ditur se Kompanitë Regjionale të Ujërave mundë të pajisen me Leje Ujore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vetëm atëherë kur përfundojnë pagesën prej 20 për qind të borxhit për vitin 2017 dhe në rast të mos zbatimit të kësaj marrëveshje, mund tu merret Leja Ujore dhe për pasojë edhe licenca e operimit nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Ujësjellësit gjatë këtij takimi kanë shprehur pajtueshmërinë që borxhi që kanë ndaj MMPH-së të përfundoj në periudhë pesë vjeçare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz