Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pritet të votohet nesër në Kuvendin e Republikës. Mirëpo, sipas kalkulimeve, kjo çështje problem që do të mund të kalojë me 1 shtator. Numri i deputetëve të pozitës vetëm sa shkon e shtohet për votën kundër këtij versioni të demarkacionit.
Marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet vetëm me dy të tretat e votave, derisa koalicioni PDK-LDK është deklaruar se është i sigurt se do të aprovohet. Ndërsa, sipas rregullores së Kuvendit nëse Marrëveshje refuzohet atëherë e njëjta kthehet në pikën zero dhe Qeveria duhet ta ri-negocioj sërish me Malin e Zi.
Sipas një llogaritje del se, nga 120 deputetë, përpos 30 deputetëve të opozitës që do të votojnë kundër, janë edhe 13 të tjerë të pozitës dhe atyre “Pa grup” që kanë shprehur dyshimet sa i përket kësaj çështje.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që pritet t’i thonë “JO” demarkacionit janë: Vjosa Osmani, Anton Quni, Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Meliahte Termkolli si dhe Arben Gashi. Ndërsa nga PDK-ja: Nait Hasani, Ganimete Musliu si dhe Labinot Demi-Murtezi (PD).
Kurse, deputetët pa grup parlamentar që janë shprehur kundër janë: Gëzim Kelmendi, lir Deda, Margarita Kadriu, Ramiz Kelmendi si dhe Shaip Muja.
Instituti Demokratik i Kosovës, monitoruese e punës së Kuvendit, shpjegon se një marrëveshje ndërkombëtare për tu ratifikuar në Kuvend kërkon votat e dy të tretave të deputetëve apo 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta miratuar.
Albert Krasniqi, përfaqësues i këtij institucioni, thotë për Indeksonline se marrëveshjet kalojnë vetëm në një lexim dhe nëse në leximin e parë refuzohet nga deputetët atëherë ajo nuk i nënshtrohet të dytit.
“Kjo është një seancë e rregullt plenare dhe nuk është se kërkohet prania e domosdoshme 80 deputetëve për të nis seanca për shkak se ka edhe pika të tjera të rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen në po të njëjtën seancë plenare. Kurse sa i përket nëse do të kaloj apo jo është në vullnetin e deputetëve që të vendosin nëse janë bindur që kjo marrëveshje është e mirë apo jo” ka thënë ai.
Më tej,ai ka folur edhe për deputetët e pozitës të cilët kanë deklaruar votën kundër demarkacionit. Krasniqi nuk beson se shumica prej këtyre deputetëve të koalicionit do të votojnë kundër në seancën e 1 shtatorit.
“Nuk duhet të bazohemi në deklarimet publiket të deputetëve pasi kemi raste në të kaluarën kur deputetët kanë deklaruar diçka tjetër dhe në fund kanë vendosur diçka tjetër. E rrethanat që i kanë shtyrë për të ndryshuar qëndrimin në votim nga deklarimi të cilin e kanë bërë mund të jenë të ndryshëm, prej; presioneve, shantazheve, blerjeve të votat të deputetëve dhe shumë të tjera të cilat nuk mund të përjashtohen për shkak se janë deklaruar nga vet deputetët që kanë patur oferta për të këmbyer votën e tyre për një favor që ka mundur t’i bëhet nga Qeveria”, ka thënë ai.
Më poshtë, janë edhe emrat e deputetëve të tri subjekteve opozitare që janë KUNDËR
VETËVENDOSJA: 16 – Glauk Konjufca, Donika Kadaj Bujupi, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Besa Baftija, Fisnik Ismaili, Ismajl Kurteshi, Mytaher Haskuka, Puhie Demaku, Rexhep Selimi, Salih Salihu, Shqipe Pantina, Visar Ymeri, Faton Topalli dhe Driton Çaushi
AAK: 8 – Pal Lekaj, Daut Haradinaj, Bali Muharremaj, Time Kadrijaj, Rrustem Berisha, Lahi Brahimaj, Teuta Haxhiu dhe Ali Berisha
NISMA: 6 – Valdete Bajrami, Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Shukrije Bytyqi, Zafir Berisha dhe Enver Hoti
Poashtu, koalicioni mund t’i ketë edhe minus 11 vota nëse Lista Serbe nuk voton.
Emrat e 11 deputetëve serbë – Slavko Simić, Jasmina Živković, Milka Vuletic, Jelena Bontić, Milena Milićević, Bojan Mitić, Slobodan, Petrovic, Adem Hodža, Saša Milosavljević, Nenad Rašić dhe Serdjan Popović. /Indeksonline/