Masakra e Rezallës, Hoti: E vërteta doli në dritë pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur
dp

Lexo edheMes lotëve e dhimbjes dëshmitarët dhe familjarët e të vrarëve kujtojnë masakrën e Rezallës

Hoti ka potencuar se një pjesë e viktimave u ekzekutuan në njërën kodrinë të fshatit, ndërsa vrasjet dhe krimet tjera u kryen edhe në pjesë tjera të vendbanimeve.
Sipas tij, struktura shtetërore serbe zbatoi edhe në këtë masakër praktikën e krimit të shumëfishtë, duke rrëmbyer kufomat dhe duke tentuar fshehjen e gjurmëve përmes varrezave masive.
Ai ka theksuar se, pas përfundimit të luftës, eshtrat e disa prej të vrarëve në Rezallë u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe në Kizhevak, në Serbi.
“Serbia i groposi krimet nën dheun dhe historinë e saj, me tendencën për të fshehur krimin, por e vërteta për krimet dhe fatin e të zhdukurve me dhunë nga Kosova, shpesh dolën në dritë rastësisht. Jo nga vullneti për kërkim falje dhe drejtësi nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Hoti.

Lexo edheMes lotëve e dhimbjes dëshmitarët dhe familjarët e të vrarëve kujtojnë masakrën e Rezallës
Në fund, ministri ka bërë thirrje që krimet e kryera gjatë luftës të mos harrohen, duke nderuar viktimat me mesazhin: “Lavdi të rënëve për liri!”.