Masakra e Qyshkut, dëshmi për drejtësinë vendore e ndërkombëtare
“Masakra e Qyshkut është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës, pra një masakër e plotë civilëve të pafajshëm, të pambrojtur. E vërteta është që kemi plot vende ku pushojnë qindra qytetarë të pafajshëm, të pambrojtur, pra të asaj kohe, të paarmatosur”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve te lapidari i të rënëve në Qyshk, në shënimin e përvjetorit të Masakrës së mbi 100 civilëve, banorëve të fshatrave Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se masakra e Qyshkut, dëshmon për rrugën e vështirë deri në liri, njëkohësisht për dhimbjen e madhe.
“Por është edhe një porosi për drejtësinë si vendore, si ndërkombëtare që të vendoset drejtësia, pra të dënohen kryesit e këtyre krimeve ndër më të mëdha që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë”, theksoi kryeministri.

Lexo edheQYTETARI NË PRISHTINË FILLON TË QAJË NË TELEVIZION DHE KËRCËNON ME VETËVRASJE
Kryeministri Haradinaj ka vazhduar me homazhe në fshatin Pavlan, Zahaq e Llabjan të Komunës së Pejës.
Në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan nga forcat serbe janë vrarë dhe masakruar rreth 100 civilë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të zhvendosur nga fshatrat Vranoc, Raushiq, Batushë, Graboc e Zllapek, që strehoheshin në këto fshatra. /Drenica Press/














