Inigo Martinez zyrtarisht është larguar nga Barcelona.
Mbrojtësi bask do të nisë një aventurë të re në ligën arabe, shkruan IndeksOnline.
Largimi i tij si agjent i lirë po raportohet të jetë bërë për t’i liruar hapësirën Barcelonës për të regjistruar lojtarë të rinj.
Ndonëse vetëm dy vjet në ekip, ai i ka dhënë shumë mbrojtjes, sidomos me “kurthin e offside” që kulmoi sezonin që lëmë pas.
“”Kam jetuar një ëndërr. Që nga dita e parë deri në të fundit, mbajtja e kësaj fanelle ishte një privilegj i madh” ka thënë Inigo në mesazhin e tij lamtumirës për tifozët e ekipit.
Ky është mesazhi i plotë i tij:
Faleminderit, Barcelona.
Sot i them lamtumirë këtij klubi që la një gjurmë në jetën time. Mbrojtja e këtij stemë ishte një nder dhe përgjegjësi që mbajta çdo ditë, me dashuri dhe përkushtim.
Kam jetuar një ëndërr. Që nga dita e parë deri në të fundit, mbajtja e kësaj fanelle ishte një privilegj i madh.
Faleminderit trajnerëve që më besuan, stafit teknik për punën e tyre të heshtur por thelbësore, dhe shokëve të skuadrës që u bënë familja ime.
Gjithashtu, faleminderit tifozëve për dashurinë e tyre të pakushtëzuar, dhe qytetit të Barcelonës që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia ime dhe shtëpia e familjes sime.
Shpresoj të kem qenë në lartësinë e përgjegjësisë, brenda dhe jashtë fushës. Largohem me zemër të plotë, duke ditur që Barcelona do të mbetet gjithmonë një pjesë e imja.
Visca Barça! Visca Catalunya!