Ylli francez, Anthony Martial, i ka frikësuar tifozët e Manchester Unitedit me postimin e tij të fundit, të cilët kishin menduar se 23-vjeçari po largohet nga klubi i tyre.
Shume lojtarë kanë përfituar nga transformimi i plotë që ka ndodhur në Manchester United pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe emërimit të Ole Gunar Solskjaer në pozitën e trajnerit. Pjesë e kësaj liste është pa dyshim edhe Martial, transmeton Gazeta Express.
23-vjecari u lëndua në mesjavë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, dhe Solskjaer bëri të ditur dje se ai do të mungojë edhe në ndeshjen e së hënës, kundër Chelseat, në FA Cup.
Lëndimi i Martialit i ka mërzitur tifozët e Manchester Unitedit, mirëpo ata u frikësuan edhe më shumë nga një postim i francezit sot, pasi që besuan se ai postim e lajmëronte kthimin e Martialit në Monaco.
Në fakt, Martial vetëm u shpreh falënderues ndaj ish-trajnerit të tij në Monaco, Vadim Vasilyev, i cili u shkarkua sot.
“Një hap i madh në karrierën time! Faleminderit shumë Vadim, të dëshiroj ty shumë fat në të ardhmen!”, shkruan Martial.
Une grande étape de ma carrière ! Merci Vadim je vous souhaite bonne continuation ! ?? pic.twitter.com/S5hixyoiCQ
— Anthony Martial (@AnthonyMartial) February 15, 2019
Numri 2019 në fanellën e Martialit ishte arsyeja kryesore pse tifozët e Manchester Unitedit menduan se francezi ishte kthyer te ish-klubi i tyre, mirëpo ai numër i referohej vetëm skadimit të kontratës që Martial e kishte nënshkruar me klubin francez. /Gazeta Express/


