Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, është pyetur në emisionin “Pressing” në T7 për rëndësinë e postit të presidentit, në kohën kur, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ka ofruar LDK-së katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit.
Haziri tha se më herët Kurti e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes, ndërsa tani, sipas tij, po ofron marrëveshje për qeverisje.
“Sepse para disa javësh z.Kurti ka thënë nuk flas për qeveri. E ka përjashtu bashkëqeverisjen… Kur e ka formu qeverinë ka mujtë me thirrë LDK-në e me thanë hajde po bëjmë marrëveshje për qeverisje e në kontribut për presidentin,” ka deklaruar Haziri.
Ai shtoi se oferta e Kurtit për bashkëqeverisje është e papranueshme dhe se takimet nuk kanë qenë për marrëveshje qeverisëse.
“Oferta e Kurtit për bashkëqeverisje është e papranueshme,” ka thënë Haziri. /Lajmi.net/