back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMarrëveshja është arritur mbrëmë, ajo nuk u publikua për disa arsye: Këto...

Marrëveshja është arritur mbrëmë, ajo nuk u publikua për disa arsye: Këto janë pozitat që janë ndarë në mes të VV’së e LDK’së

Të ngjajshme

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...

Napoli e fiton Superkupën e Italisë

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë, pasi ka triumfuar ndaj Bologna me...

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...
- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mbrëmë kanë definuar pothuajse gjithëçka rreth marrëveshjes së koalicionit qeverisës në mes tyre, edhe pse atë refuzuan ta bëjnë publike, për disa arsye të cilat i ka mësuar Gazeta Online “Reporteri.net”. Në takimin e liderëve të partive, Kurti e Mustafa janë qartësuar edhe ministritë që do t’i drejtojnë secila nga partitë e koalicionit, e gjithashtu edhe postet e larta si, kryeministri, kryeparlamentari e presidenti.

- Advertisement -

Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burime brenda palëve mëson se për postin i presidentit të vendit, që ishte bërë pengesë për arritjen e marrëveshjes, palët kanë gjetur një formulë, ku kjo pozitë e lartë shtetërore do t’i takojë LDK’së, por është lënë si temë e hapur që detajet të përcaktohen më vonë, pasi deri te zgjedhja e tij ka ende kohë, rreth një vit e gjysmë, kohë kur presidentit Thaçi i përfundon mandatin pesëvjeçar.

Palët kanë arritur pajtim edhe për postin ministror për të cilin u tha edhe në opinion se pretendime kishin të dy subjektet e koalicionit, e që bëhet fjalë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo ministri do t’i takojë LDK’së, ashtu siç e kishte kërkuar Isa Mustafa që në fillim, dhe si kompromis i kësaj, VV do të marrë resorin qeveritar më të rëndësishëm pas kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërsa, posti i kryeparlamentarit, siç është thënë që nga fillimi, do t’i takojë LDK’së.

Por, pse kjo marrëveshje nuk u publikua mbrëmë pas takimit Kurti – Mustafa, dhe u la të publikohet ditët në vijim. Reporteri.net, ka mësuar se kjo ka ndodhur, në rend të parë shkaku i vendimit të djeshëm të presidentit Thaçi, që seancën konstituive ta thërras për 24 dhjetor.

E para, palët duke pasur kohë edhe rreth dy javë, nuk kanë dashur që vendimi i Thaçit e edhe i tyre për marrëveshje të jetë në të njejtën ditë, e që të reflektojë që janë të ndërlidhura, dhe e dyta, meqë ishte mbrëmje, të mos cilësohet nga opozitarët me epitete si ‘aksham pazar’ apo ‘marrëveshje e territ’.

Tutje, më poshtë po listojmë ndarjen e pozitave sipas marrëveshjes së mbrëmshme.

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të marrëveshjes së mbrëmshme do të marrë:

Kryeministrin, Zv. Kryeministrin e dytë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave, dhe një ministri e brenda së cilës do të fuzionohen disa nga ministritë aktuale, e që do të jetë Ministria e Administratës Publike dhe Mirëqenies Sociale.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në Kuvend ka vetëm një deputet më pak se partneri i madh i koalicionit, do të marrë:

Zv. Kryeministrin e Parë, Kryeparlamentarin, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe një ministri e cila gjithashtu fuzionon disa ministri aktuale e që do të jetë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, dy ministritë që u janë lënë minoriteteve, janë Ministria e Kthimit dhe Ministria e Kulturës.

Meqë, numri i ministrive do të zvogëlohet, nga 21 në 12 sosh, palët tashmë e kanë definuar edhe ndarjen e nëntë ministrive aktuale, se si dhe në cilat ministri do të shkrihen ato, duke i fuzionuar me ministritë që do t’i drejtojë secila nga dy partitë bashkëqeverisëse. /reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz