BallinaOpinioneMarifetet e Isa Mustafës në funksion të shtyerjes së ballafaqimit me Sovranin!

Marifetet e Isa Mustafës në funksion të shtyerjes së ballafaqimit me Sovranin!

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Shkruan: Bilall Sherifi, sekretar i NISMA për Kosovën

I vënë nën presionin e partnerit të koalicionit qeverisës PDK-së, se nëse nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Isa Mustafa ka filluar të nxjerr nga xhepat e tij marifete të njëpasnjëshme për të fituar sa më shumë kohë, në mënyrë që Kadri Veselit t’ia djeg planet për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme në muajin qershor dhe me këtë edhe turrin e dëgjimit të “Fillimit të Ri”!

Si duket Isa Mustafa i ka bërë mirë llogaritë, se nëse qeveria e tij nuk bie deri nga mesi i këtij muaji, rënia e së cilës do të kishte për pasojë shpërndarjen e Kuvendit, afati i qershorit për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme do të binte poshtë si mundësi dhe kështu Isa Mustafa dhe LDK-ja do të fitonin kohë së paku deri në vjeshtë të këtij viti, kur sipas afatit kushtetues do të mbahen zgjedhjet komunale!

Prandaj, për të realizuar këtë qëllim, pra shtyrjen e rënies së qeverisë së tij, Isa Mustafa, ka filluar të shërbehet me marifete të cilave edhe mjeshtri i iluzionizmit, magjistari amerikan Harry Houdini do t’ua kishte lakmi.

MARIFETI I PARË në funksion të blerjes së kohës ishte mbajtja mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 12 prill, gjoja për të marrë vendim për ta votuar Marrëveshjen e Demarkacionit, thuajse deri atëherë LDK nuk kishte një vendim për marrëveshjen.

MARIFETI I DYTË ishte shkuarja në Bruksel më 24 prill për të kërkuar nga BE-ja suspendimin e kushtit të demarkacionit për liberalizimin e vizave për dy vite edhe pse e dinte se një gjë e tillë është e pa mmundur!

MARIFETI I TRETË sërish në funksion të blerjes së kohës, është shqyrtimi nga qeveria i propozimit të disa deputetetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së, në të cilin parashihet që marrëveshjes t’i shtohet një dispozitë e cila do ta obligonte qeverinë që pas dy viteve ta shqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi, siç janë Kulla e Zhlebit dhe Çakorri!

Nëse dikush në udhëheqje të PDK-së ka iluzione se Isa Mustafa një ditë do të pranojë që nuk i ka votat dhe rrjedhimisht do të pajtohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me marrëveshje, ashtu siç ka dëshirë të thotë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i siguroj se janë duke pritur kot. Sepse, sapo të përfundojë “magjia” e MARIFETIT të tretë, nga diku do ta nxjerr marifetin e tij të radhës.

E kaluara e Isa Mustafës ka dëshmuar se pritja, që nga koha kur është rikthyer në politikë dhe deri më sot ka shkuar në favor të tij!

Është në duar të deputetëve të Kosovës (pozitë dhe opozitë) që t’u japin fund marifeteve politike me rreziqe për Kosovën dhe kështu ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz