Xhelal Neziri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se situata në Maqedoni mund të degjenerojë në dhunë, nëse vazhdohet bllokada e parlamentit dhe fjalori shovinist në protestat e VMRO-DPMNE.
Analisti politik nga shteti fqinj ka sqaruar bllokadën që ish partia në pushtet po i bën legjislativit, duke mos lejuar zgjedhjen e kryekuvendarit, që pritet të jetë shqiptar, njofton Klan Kosova.
“Drama politike që luhet në Parlamentin e Maqedonisë ka të bëjë me atë se cila parti do t’i diktojë rregullat e lojës. Deri tani, partia e ish kryeministrit, me deputetët e saj, ka arritur të bllokojë punën e parlamentit dhe përmes bllokadës në rrugë po do ta destabilizjë situatën në vend”.
“Duke marrë parasysh fjalorin që gjatë kohë përdoret në protestat e VMRO-DPMN, ku përdoret fjalor shovinist, situata mund të degjenerojë në dhunë. Ditë më parë kjo situatë u bart në parlament”. /klankosova.tv