back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMaqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-në, Kosova...

Maqedonci me pritje zyrtare për zyrtarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-në, Kosova forcon sigurinë dhe rolin rajonal

Të ngjajshme

Nisin hetimet naj Jack Smith, ish-prokurorit të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit

Zyrtarët federalë amerikanë thonë se kanë hapur një hetim...

Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike...

Man Utd ia cakton çmimin Hojlundit

Manchester United është gati ta shesë sulmuesin Rasmus Højlund...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me nderime të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maqedonci tha se diskutimet u zhvilluan në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar përparimin që është bërë nga takimi i fundit, sidomos në fushën e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

“Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global” deklaroi Maqedonci.

Ai shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta, duke e konsideruar këtë marrëdhënie si thelbësore për zhvillimin strategjik të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit