back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeMantelbardhët kërkojnë formimin e shpejtë të institucioneve, ndryshe thonë se do të...

Mantelbardhët kërkojnë formimin e shpejtë të institucioneve, ndryshe thonë se do të dështojë ky sektor (Video)

Të ngjajshme

Vakumi institucional po e shpie sistemin shëndetësor para kolapsit thonë mantelbardhët. Ata bëjnë apel për krijim të shpejtë të institucioneve për të siguruar buxhet adekuat për këtë sektor, i cili sipas tyre, rrezikon të mbyllet.

Shëndetësia që nga paslufta ka qenë sektori më i kritikuar në vend.

Buxheti i mangët, përplasjet në mes të Ministrisë dhe Menaxhmentit të SHSKUK’së e shtyjnë shëndetësinë e kolaps thonë përfaqësuesit sindikal.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla thotë se shëndetësia po vdes.

Ai apelon në formimin e shpejtë të Qeverisë ndryshe sipas tij mund të vije deri te mbyllja e të gjitha institucioneve shëndetësore  në vend.

Edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK’së Curr Gjocaj tregon se janë në gjendje shumë të vështirë.

Për shkak të vakumit institucional ka mungesë të furnizimit me barna e pacientët po i sulmojnë punëtorët shëndetësorë dhe jo politikën, e cila është përgjegjëse për gjendjen, thonë sindikalistët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz