Makina kalon perimetrin e sigurisë dhe hyn në pistë, përndjekje spektakolare në aeroport (Video)
BILLI

Lexo edhePrindërit qeshin, djali “përkëdhelet” me pitonin gjigand (Video)

Mesditën e kësaj të hënë janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin e Lionit në Francë, pas kaosit të krijuar, ku një person i cili po drejtonte një makinë ka tejkaluar perimetrin e sigurisë dhe ka hyrë në pistë. Pezullimi ka zgjatur për disa orë, pas një përndjekjeje spektakolare që policia i ka bërë shoferit që drejtonte këtë makinë.
Policia e ndoqi dhe e qëlloi makinën që për disa kilometra eci në krah të kundër dhe shkaktoi disa aksidente.
Njerëzit që ndodheshin në aeroport kanë filmuar incidentin deri në momentin kur u arrestua drejtuesi i makinës. 20 makina policore, xhandarmëria, policë me motoçikleta dhe helikopter u angazhua në ndjekjen e makinës.

Lexo edhePrindërit qeshin, djali “përkëdhelet” me pitonin gjigand (Video)