back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSportMajlinda vishet me ar në Gjermani, fiton medaljen e artë në Grand...

Majlinda vishet me ar në Gjermani, fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit

Të ngjajshme

Mark Rutte: Nuk shqetësohem për mosmarrëveshjet, SHBA janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu kënaqësinë...

Eskalon fizikisht debati mes Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës – detyrohet Blendi Fevziu t’i ndaj

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv...

“Gore, a u kënaqe me Keijsin…” Mateo debaton me Mirin

“Sa pa turp që je, ça deklaratash bën, si...

Barazim me shije humbjeje për Arsenalin, City feston nga larg

Arsenali ka bërë një tjetër gabim në Premierligë. ”Topçinjtë” u...

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit. Xhudistja kosovare ka dominuar absolutisht ndaj kundërshtareve të saj

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Në finale, kampionia olimpike e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Me këtë rast, xhudistja pejane e fitoi medaljen e dytë të artë në vitin 2019 pas asaj të fituar në Grand Prix të Tel Avivit.

Në gjysmëfinale, Kelmendi e kishte mposhtur xhudisten italiane Odette Giuffrida me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda e kishte mposhtur italianen edhe në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “RIO 2016”.

Në çerekfinale, Majlinda e mposhti xhudisten koreane, Bokyeong Jeong, gjithashtu me Ippon.

Fillimisht, kosovarja ishte duke humbur me rezultat teknik, mirëpo, afër fundit të meçit, ajo u tregua shumë e fortë për kundërshtaren e saj, e cila tentonte ta sigurojë një vend në gjysmëfinale duke humbur kohë.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane e mposhti xhudisten braziliane, Eleudis Valentim, ndërsa në rrethin e dytë, triumfoi kundër xhudistes gjermane, Verna Thumm.

Të dyja këto meçe, në rrethin e dytë dhe të tretë, Kelmendi i kaloi duke i mposhtur kundërshtaret me Ippon, ndërsa rrethin e parë e kaloi pa luf’të.

Në Grand Slamin e Gjermanisë po marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete.

Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz