Majlinda Bregu fiton postin e ëndërruar: Faleminderit Ditmir!
“Fituam! Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!” – Kështu njoftoi para pak minutash, ish-ministrja e PD, Majlinda Bregu, në rrjetet sociale, e cila ka arritur të marrë pozicionin e ëndërruar, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me rekomandimin edhe të qeverisë shqiptare. Ndaj, në mesazhin e saj, Bregu nuk ngurron të falenderojë publikisht, Ministrin e Jashtëm socialist Ditmir Bushati, personin me të cilin ka qënë kundërshtare politike për shumë vjet, por pas kësaj, jo më.
“Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan, – shkruan Bregu në Fb, – për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time. U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
am e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

Lexo edheVdiq në Karaburun duke bërë atë që i pëlqente në jetë, kolegët bëjnë diçka të paharrueshme për Mandin!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!” përfundon Bregu, mesazhin e saj.















