Integrimi nuk duhet keqkuptuar si eliminim i thjeshtë kufijsh, i cili do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë drejt vendeve më të pasura të Evropës. Integrimi në Bashkimin Evropian nënkupton, në radhë të parë, përafrimin dhe përqafimin e vlerave themelore mbi bazën e të cilave është ndërtuar.
Ne sa jemi te gatshëm ti përqafojmë ato vlera evropiane.
Të rinjtë e kësaj qendre me aktivitete dhe me idetë e tyre kreative po e dëshmojnë ketë çdo ditë se respektojnë barazinë gjinore dhe janë te gatshëm për BE. Sot mbi 25 te rinj te kësaj Qendrën mbi 6 orë pune treguan se me punë arrihet çdo gjë.
Këta ndërtuan një teren sportiv te quajtur “tables football – tavolina futbolli” por me njerëz që luajnë brenda në të. Kjo hapësirë sportive do jete e hapur për te gjithë, dhe pas dt 01.10.2016 do largohet nga ajo hapësirë publike, andaj shfrytëzojeni.
Falënderojmë Ministrinë e Integrimit Evropian, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport – zyra për rini, si dhe te gjithë ata vullnetarë të qendrës që ishin pjese aktive e këtij ndërtimi.
Materiali Shpenzues:
Dimensionet:
1. 400 cm e gjerë
2. 800 cm e gjatë
3. 120 cm e lartë
Materiali për ndërtim:
1. 60 dërrasa te gjatësisë 400 cm
2. 80 shtylla nga 120 cm
3. 40 shtylla nga 180 cm
4. 4 mërtek te gjatësisë 400 cm
5. 6 Ceva te hekurit nga 400 cm
6. 6 Ceva te plastikes nga 350 cm
7. 28 metra, ceradë reklame me logo
8. 800 x 400 cm tepison me ngjyre te barit
9. 9 kg gozhda (madhësia 5 cm. 10 cm dhe 12 cm)