BallinaLajmeLVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi në pritje të...

LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi në pritje të hetimeve…

Të ngjajshme

UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së...

Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të ri të A24 “Peaked”

Ylli i muzikës pop dhe fituesja e disa çmimeve...

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit, Astrit Dehari.

Përmes një njoftimi zyrtar, nga LVV-ja thonë se Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin, me ç’rast e ka falënderuar për reagimin e shpejtë, shkruan IndeksOnline.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.

Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi” deklaroi LVV-ja.

Kujtojmë se Dehari vdiq në nëntor të 2016-tës, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz