back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeLutfi Haziri: Kryekuvendari, bashkautor i punimit që përbalton UÇK-në

Lutfi Haziri: Kryekuvendari, bashkautor i punimit që përbalton UÇK-në

Të ngjajshme

Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar...

Uran Ismaili: Më matni në fund të mandatit me 5 zgjidhjet e mia për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se...

Haliti: Punimi i Dimal Bashës denigron UÇK-në, është i barabartë me tradhti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

Bora Zemani ‘djeg’ Instagramin me imazhet e sjella nga pushimet

Bora Zemani është një nga moderatorja me të dashura...

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryekuvendarit dhe veprimet e partive politike.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka shkruar se partia e parë, e cila ka të garantuar ekskluzivitetin për propozimin e kryekuvendarit, e kaloi këtë proces pa marrëveshje politike, vetëm me insistim procedural.

Sipas tij, vendimi i PDK-së dhe i disa deputetëve nga grupe të tjera politike për ta mbështetur propozimin e pestë të Vetëvendosjes ishte i gabuar, raporton IndeksOnline.

“Fillimi nuk ishte i mbarë nga z. Basha, duke vazhduar më pas me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetarët nga komunitetet pakicë”, ka shkruar Haziri.

Tutje, ai shprehu shqetësimin e tij edhe për faktin se Kuvendi zgjodhi për kryetar një person që është bashkautor i një punimi ku, sipas tij, përbaltohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare. /IndeksOnline/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz