BallinaLajmeHaziri për shkrimin e Bashës: Fushata kundër luftës çlirimtare është më shumë...

Haziri për shkrimin e Bashës: Fushata kundër luftës çlirimtare është më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka vepruar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus politik.

Sipas Hazirit, partia fituese ka shfrytëzuar “ekskluzivitetin” për të përshpejtuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, pa marrëveshje paraprake me grupet e tjera parlamentare dhe në kundërshtim me frymën e përfaqësimit të barabartë të komuniteteve. Ai shtoi: “Fillim jo i mbarë… duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të komuniteteve pakicë.”, transmeton lajmi.net.

Haziri vuri në dukje se Vetëvendosje, së bashku me PDK-në dhe disa deputetë të tjerë, kanë bërë të mundur zgjedhjen e një figure që, sipas tij, ka qenë bashkautor në një punim që diskrediton luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në… E rëndë shumë, me thënë të drejtën,” theksoi ai.

Në përmbyllje, Haziri shprehu qëndrim personal lidhur me mundësinë për reflektim dhe përmirësim: “Jam njëri nga ata që u jap mundësi të gjithëve që të dëshmohen… kur e kupton gabimin dhe kërkon falje e nuk e manipulon të vërtetën”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz