Lushaku-Sadriu vlerëson figurën e Eliot Engel: Zë i fuqishëm në momentet më të vështira të Kosovës

Në seancën përkujtimore të mbajtur në Kuvendin e Kosovës për ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka vlerësuar lart kontributin e tij për Kosovën, duke e cilësuar si një zë të fuqishëm në periudhat më të ndjeshme të historisë së vendit.
Ajo tha se Engel, ndonëse nuk kishte lidhje personale me Kosovën, ishte thellësisht i angazhuar në mbështetje të kauzës së saj, transmeton lajmi.net.
“Ai nuk kishte lidhje gjaku, nuk kishte lindur në Prishtinë, Pejë apo Gjakovë, por zemra e tij rrihte në sinkron me dhimbjet e nënave tona, me nxënësit që mësonin shqip në shtëpi private dhe me ushtarët tanë çlirimtarë. Engel ishte një mbështetës i palëkundur. Ai fliste për një popull të vogël në Ballkan që po shtypej dhe trokiste në çdo derë për të thënë se Kosova duhej të ishte e lirë”, tha Lushaku-Sadriu.
Deputetja e LDK-së veçoi gjithashtu raportin e ngushtë të Engel me presidentin historik Ibrahim Rugova, duke theksuar se mes tyre kishte një lidhje të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

Lexo edheSali Berisha: Pavarësisht kundërshtive e mospajtimeve do ta ruaj gjithmonë respektin e mirënjohjen për Qosjen
“Engel kishte marrëdhënie të veçantë me presidentin Ibrahim Rugova, me të cilin ndante besimin dhe respektin për vizionin e përbashkët për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Në atë miqësi mishërohej një aleancë e sinqertë, e ndërtuar mbi vlera shtetformuese”, u shpreh ajo./lajmi.net/