Derisa Bashkimi Evropian përsërit vazhdimisht se kriter për liberalizim të vizave për Kosovën është miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, një gjë të tillë nuk e garanton Ulrike Lunaçek.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, që pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian po qëndron sot në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media.

Aty ka ripërsëritur mesazhin që ka thënë se është këtu për t’ua dhënë klasës politike në vend.

“Mesazhi im është se duhet lëvizur drejt plotësimit të kushteve. Ju lutem bëni çfarë duhet të bëni për të kryer këtë proces, për të përmbushur zotimet që keni dhënë, dhe në marrëveshjet që keni nënshkruar”, ka thënë Lunacek.