BallinaRegjionaleDrenasLumi “Drenica” në gjendje të rëndë (VIDEO)

Lumi “Drenica” në gjendje të rëndë (VIDEO)

Të ngjajshme

Lumi Drenica ende është në gjendje të rëndë. Edhe pse disa herë janë ndarë mjete financiare për këtë lumë, prapë gjendja e tij është katastrofike.  Në Komunën e Drenasit thonë se MMPH-ja nuk po ndan më mjete për të mirëmbajtur këtë lumë, e nga opozita thonë se Lumi “Drenica”, përmendet veç kur ka fushata zgjedhore.

Disa herë janë prerë shiritat për rehabilitimin e këtij lumi, megjithatë gjendja e Lumit “Drenica” nuk është përmirësuar.

Pamjet në terren tregojnë se shtrati i këtij lumit ka mbetur po i njëjtë siç ishte para pesë viteve, atëherë kur u premtua rregullimi i tij.

Në Komunën e Drenasit thonë se punimet kanë shkuar shumë ngadalë, derisa cekin se pastrimi i lumit i financuar nga buxheti komunal do përfundojë këtë vit.

Tutje Hysenaj thekson se këtë vit janë zvogëluar edhe fondet e ndara nga ministria e ambientit, e cila është edhe financuese e këtij projekti.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga kjo ministri, por e njëjta nuk ka kthyer.

Ndërkohë, opozita në Drenas thotë se lumi “Drenica” është projekti më i trupshëm që mund t’i ketë ndodh komunës.

Sipas Drenorit ky lum është përdorur vetëm gjatë kohës së fushatës nga politikanët.

Faza e tretë e lumit Drenica pati nisur para dy viteve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit e Komunën e Drenasit.

Ndërkohë deri në rregullimin e tij,  lumi paraqet rrezik si nga përmbytja po ashtu edhe nga mbeturinat e shkurret që gjenden brenda tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz