BallinaRegjionaleDrenasKjo është pasuria e kryetarit të ri të PDK’së në Drenas

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të PDK’së në Drenas

Të ngjajshme

​1 Maji – Dita ndërkombëtare e punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky...

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Kosova i takon NATO-s

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur...

Arrestohen dy persona – konfiskohen të holla të përfituara nga shitja e narkotikëve

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar...

Miri: Po ta nisja nga dita e parë, gjithçka do varej nga..

Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. ka...

Përparim Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar...

Kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Sejdi Hoxha ka marrë sot besimin e delegatëve të PDK-së në Drenas që të udhëheqë me degën e kësaj partie në këtë qytet.

Pasuria e Sejdi Hoxhës nuk duket e vogël.

Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar si kryeshef i Postës, në familjen e Sejdi Hoxhës posedojnë 3 vetura.

Vet Sejdi Hoxha posedon një veturë me vlerë prej 16 mijë euro, vetura e bashkshortes së tij kap vlerën e 11 mijë euro si dhe vetura e fundit është në pronësi të prindit të tij me vlerë prej 7 mijë euro.

Hoxha ka deklaruar se në pronësi të familjes kanë edhe një shtëpi me vlerë prej 120 mijë euro. Hoxha gjithashtu është pronar edhe i një banese me vlerë prej 88 mijë euro, raporton Kallxo.com.

Ndërsa nën pronësi të prindit të tij ka edhe 2 hektarë tokë që kapin vlerën e 100 mijë eurove.

Sejdi Hoxha posedon rreth 32 mijë euro para të gatshme në bankë. Të gjithë këto para janë nën pronësinë e tij.

Deri më tash si kreyshef i postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka marrë pagë brenda vitit më shumë se 30 mijë euro

Përveç që deri tani ka marrë pagë nga Posta e Kosovës, ai është edhe ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ku merr 5 mijë e 369 euro brenda vitit.

Sejdi Hoxha u zgjedh kryetar i degës së PDK-së në Drenas gjatë ditës së sotme, ku fitoi më shumë vota se kundërkandidati i tij, Naim Bazaj.

Këtu mund ta shikoni deklarimin e pasurisë së Sejdi Hoxhës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz