back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeLufta e egër brenda-partiake mes kandidatëve për deputetë: A priten tërmete të...

Lufta e egër brenda-partiake mes kandidatëve për deputetë: A priten tërmete të rënda?

Të ngjajshme

Shkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga...

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli i Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 35-vjetorit...

Duket që kandidatët për deputetë nga partitë tona politike nuk ishin fort të shqetësuar se cila parti do t’i fitonte zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Shqetësimi kryesor ishte grumbullimi i sa më shumë votave për veten e tyre në mënyrë që të siguronin një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në studiot televizive dukeshin si njerëz të pasherr e të mirë me partitë e tyre, dhe të armiqësuar vetëm me partitë rivale. Por, televizioni nuk paraqet gjithë të vërtetën. Partitë politike kosovare në fakt nuk kishin asnjëherë më heterogjene se kësaj here.

Partia Demokratike e Kosovës [PDK] solli një kallaballëk njerëzish me nam nga Shoqëria Civile, e të cilët s’u panë aq me sy të mirë nga një pjesë e hierarkisë së kësaj partie. Eliza Hoxha, Besa-Ismaili, Migjen Kelmendi, Shqiptar Demaçi, Blerim Latifi e shumë të tjerë, kandiduan për herë të parë në parti. Ndërsa, shumë zyrtarë të moçëm u lanë anash. Thuhet se deputeti i të gjitha gjashtë legjislaturave të Kuvendit, Xhavit Haliti, për herë të parë ka mbetur jashtë.

Ngjashëm ndodhi edhe në partitë e tjera. Në LDK është i njohur rivaliteti mes gjeneratës së re dhe gjeneratës së vjetër. Edhe në këtë parti, emra të njohur të vjetër duket se u përmbysën nga politikanët e rinj. Ismet Beqirit nuk do t’ia dëgjojmë zërin në këtë mandat.

Por, lëmsh ishte puna edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Emin Gërbeshi garonte krah  Mimoza Kusarin, të cilën e kishte akuzuar vite më parë për korrupsion. Edhe Avni Zogiani garonte krah Haki Abazit të cilin e akuzonte për të njëjtën gjë. Ndërkohë, në listë e kishim edhe Fidan Ademin që pasi pozoi me kallashnikov në dorë në një fotografi, u dëbua nga Komuna prej Agim Bahtirit.

Dhe, këto armiqësi brenda-partiake kanë shpërthyer menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por në përmasa të kufizuara deri tash.

Blerim Latifi i PDK-së mblodhi guximin e akuzoi ashpërsisht për vjedhje votash bash anëtarët e partisë së tij. “PDK-në nuk e mundi as VV-ja e as LDK-ja, PDK-në e mundi PDK-ja; lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit” deklaronte ai, për të shfryer më pas një lum akuzash në drejtim të bashkëpartiakëve.

E pakënaqur ishte edhe zonja Besa Luzha, e cila deklaroi se edhe pse kishte votuar bashkë me të burrin në një qendër votimi në Prishtinë, rezultatet e kishin nxjerrë me vetëm një votë – duke nënkuptuar se bashkëpartiakët ia kishin vjedhur votën tjetër, e bile edhe vota të tjera që mund të kishte pasur.

Të njëjtën ankesë e ka shprehur edhe kandidatja tjetër nga koalicioni AAK-PSD, Fiknete Bejta, e cila në një status në Facebook, tha se ka fakte për vjedhje të votave që u bënë brenda partisë.

Edhe këngëtari Labinot Tahiri i njohur me nofkën Labi, ka akuzuar AAK-në se i ka vjedhur vota, sidomos në zonën e Dukagjinit edhe pse nuk është pishman që i ka besuar paraprakisht Ramush Haradinajt.

Për një gjë të tillë nuk kanë folur asnjëherë krerët e partive politike, ndërkaq edhe shumë deputetë flasin vetëm privatisht për të mos dëmtuar partinë që i përkasin.

Madje, kanë qarkulluar vazhdimisht fjalë se nga maja e hierarkive të partive, edhe në këto zgjedhje, janë udhëzuar militantët që t’i votojnë disa kandidatë të caktuar në dëm të disa të tjerëve. Kjo politikë favorizimesh megjithatë nuk është pranuar asnjëherë nga partitë politike. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz