BallinaSportLotë në Shqipëri, klubi i njohur bie nga elita për herë të...

Lotë në Shqipëri, klubi i njohur bie nga elita për herë të parë në histori

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...
Bie Vllaznia, shpëton Kamza ndërsa Luftëtari dhe Laçi sigurojnë kualifikimin në Europa League. Ishin këto verdiktet e javës së fundit të Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018.

Fitorja me goleadë në Korçë përballë Skënderbeut me shumë mungesa dhe me mendjen te festa e titullit por edhe te finalja e Kupës, nuk i vlejti aspak Vllaznisë që u rrëzua zyrtarisht një kategori më poshtë.

Për herë të tretë në historinë, klubi më i vjetër i futbollit shqiptar do të luajë në një kategori inferiore. Rënia e Vllaznisë erdhi si pasojë e fitores së Kamzës që me një gol të Rezit në minutat e para të pjesës së dytë triumfoi 1-0 brenda në Selman Stërmasi ndaj Partizanit duke ruajtur avantazhin prej 2 pikësh ndaj kuqebluve në renditje.

Vllaznia në krahun tjetër dominoi Skënderbeun në Korçë duke realizuar 4 herë në portën e Aldo Teqjas për një sukses me shifrat 5-1, me gola të Xhevahir Sukajt me penallti, Arlind Kalaja-s, 2 golësh të Eraldo Cinarit dhe finalizimin e Renato Malotës.

Golin e vetëm për Skënderbeun e realizoi Nazmi Gripshi. Bëri detyrën Luftëtari që falë suksesit 1-2 në Lushnjë e mbylli zyrtarisht kampionatin në vendin e 3-të, duke siguruar kualifikimin historik në Europa League për herë të parë në historinë e klubit. Autogoli i Alushit dhe goli i Shkurtajt ishin mëse të mjaftueshëm për gjirokastritët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz