Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi me një video komike të postuar në Instagram Story.
Në video, ajo ironizon sjelljen e vajzave në fillimet e një njohjeje romantike, duke shkruar me humor: “Sa të dal pak turpi.”
Por çfarë po përpiqet të na thotë Loredana me këtë postim? A është thjesht një batutë spontane apo një “shenjë” për dikë?
Spekulimet për jetën e saj sentimentale janë shtuar së fundmi, sidomos pas thashethemeve se Loredana mund të jetë në një lidhje me reperin Don Xhoni.
Komentet e ndërsjella mes tyre në TikTok dhe Instagram nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, ndërsa një video e fundit e shpërndarë nga vetë reperi ka bërë që zërat për një romancë mes tyre të bëhen edhe më të zëshëm.