Londra së shpejti fillon edhe zyrtarisht divorcin me BE-në

Qeveria britanike e Theresa May do të aktivizojnë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës më datë 29 mars duke filluar zyrtarisht divorcin me BE-në, njoftoi të hënën një zëdhënës i “Downing Street”.
“Përfaqësuesi i përkohshëm i Britanisë së Madhe në Bruksel njoftoi Bashkimin Evropian mëngjesin e të hënës së Britania e Madhe do të aktivizojë nenin 50 më 29 mars”, njoftoi ky zëdhënës gjatë një konference për shtyp.
Gjithçka është gati nga ana e BE-së për të nisur negociatat pas aktivizimit, i njoftuar për datën 29 mars nga ana e Britanisë së Madhe, i procedurës së divorcit me Unionin, reagoi po ashtu një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Lexo edheE bija e Trump do të ketë zyre në Shtëpinë e Bardhë
“Jemi të gatshëm për të nisur negociatat”, theksoi zëdhënësi Margaritis Schinas. /trt/














