Ylli i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic ka realizuar padyshim golin e javës në Eredevisie dhe jo vetëm.
Dresevic ka shënuar në ndeshjen që skuadra e tij Heerenveen po e zhvillon ndaj Heracles.
Heerenveen është duke udhëhequr me rezultat 0-3, por seria e golave fillimisht u hap nga mbrojtësi kosovar.
22-vjeçari realizoi nga një distancë tejet e largët pas një faulli të fituar nga bashkëlojtarët e tij.















