back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaSportLojtarët e Kosovës e këndojnë Himnin e Flamurit bashkë me lojtarët e...

Lojtarët e Kosovës e këndojnë Himnin e Flamurit bashkë me lojtarët e Shqipërisë

Të ngjajshme

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Rozeta Hajdari i ikë drejtësisë, nuk paraqitet para Gjykatës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari...

Nga kush i mori Morena, trëndafilat e rrallë “blu”?

Morena Taraku ka pranuar për dhuratë trëndafila të rrallë. Një...

S’ka kushte ligjore, anulohet seanca për rezerva shtetërore

Në mungesë të kushteve ligjore, u anulua seanca e...

Para se të fillonte përballja mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21, lojtarë nga dy skuadrat iu bashkuan tifozëve duke e kënduar himnin e Shqipërisë.

Shqipëria U21 i ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares motër U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021, raporton Gazeta Express.

Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës disfatën në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan.

Në momentin kur në stadium filluan të dëgjoheshin notat muzikore, edhe futbollistët e Kosovës u bashkuan krah më krah, ndërsa disa prej tyre filluan të këndonin bashkë me lojtarët e Shqipërisë.

Mirlind Daku, Gëzim Pepsi, Kreshnik Hajrizi e mbrojtësi i Bolognas Lirim Kastrati, ishin ata të cilët filluan të këndonin me zë të lartë Himnin e Flamurit, dukshëm të emocionuar duke e dëgjuar.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës filluan të duartrokasin, ashtu siç vepruan edhe njerëzit në tribuna të stadiumit, ku ishin bashkuar tifozët e Kosovës me ata të Shqipërisë.

Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.

Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz