BallinaRegjionaleDrenasLladrovci vazhdon takimet në fshatra të Drenasit, dje ishte në Kizhnarekë

Lladrovci vazhdon takimet në fshatra të Drenasit, dje ishte në Kizhnarekë

Të ngjajshme

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Kryeprokurori e konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në...

“Zoti i vraft”, reagon ashpër Shkurte Fejza

Videot me ‘AI’ janë bërë të shpeshta, sidomos kur...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, të premten në mbrëmje ka qëndruar në fshatin Kizhnarekë, ku është takuar me banorët e këtij vendi dhe u ka treguar atyre se projektet që do të realizohen ne këtë fshat janë në interesin e gjithë banorëve.

“Ky është një takim shumë i frytshëm, pasi që ju jeni ata që i dini më së miri hallet e fshatit për çka ka nevojë dhe ne jemi këtu për të dëgjuar që hallet e juaja të gjejnë zbatim me projekte konkrete. Ky është një bashkëpunim shumë i sinqertë dhe domethënës, ky fshat është i njohur për atdhetarizëm, ndaj ka nevoja të cilat me përkushtim mund të realizohen”, ka thënë para banorëve të fshatit, kryetari Lladrovci.

Nga ky takim, kërkesat e banorëve ishin për rregullimin e rrugës që kalon skaj lumit, mundësia e rregullimit të kanalit të lumit paralel me rrugën, ndërsa shqetësimi i tyre më i madh ishte cilësia e punimeve të një pjese të kanalizimit të fshatit i cili po bartet nga viti në vit dhe nuk është përfunduar ende. Qytetarët e këtij fshati, treguan që këtë vit rrugët e tyre janë pastruar shumë më mirë se herëve të tjera nga bora, dhe kanë falënderuar kryetarin Lladrovci që ka vizituar fshatin e tyre pas marrjes se detyrës.

Vizitat në vendbanime nga kryetari Lladrovci, do të vazhdojnë çdo fundjavë për të dëgjuar hallet e tyre. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz