back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takohet me Bordin Mbikëqyrës për menaxhimin e Parkut të Biznesit në...

Lladrovci takohet me Bordin Mbikëqyrës për menaxhimin e Parkut të Biznesit në Drenas

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka mbajtur takim në zyret e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht në Agjencionin për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, ku pas emërimit si anëtar bordi, është takuar edhe më anëtarët tjerë të Parkut të Biznesit në Drenas, me të cilët kanë diskutuar raportin e gjendjes së bizneseve në këtë Park dhe marrjen e vendimeve për shkëputje të kontratave dhe aprovimin për shpalljen e konkursit për vendosjen e bizneseve ne këtë zonë prodhuese, po ashtu është diskutuar edhe për fillimin e elaboratit të shpronësimit të parcellave përballë Parkut të Biznesit.

Në takimin e parë të Bordit të ri, anëtarët kanë diskutuar dhe shyrtuar raportin e vitit të kaluar për gjendjen e e bizneseve të vendosura në Park, ato që janë funksionale dhe jo funksionale. Anëtarët e Bordit kanë marrë vendim që t’u dërgohet vërejtje atyre bizneseve të cilat nuk kanë paguar qiranë mujore të vitit 2016 dhe deri me 31 mars të këtij vitit, nëse bizneset nuk e paguajnë qiran lënda të dërgohet në procedurë përmbarimore. Në këtë takim, po ashtu është diskutuar edhe për 3 parcela ne të cilat bizneset nuk kanë filluar punimet dhe është marrë vendim që t’i shkëputet kontrata dhe të dalin në shpallje të konkursit për vendosjen e bizneseve të reja, që në kuadër të këtij konkursi i cili do të publikohët gjatë muajit shkurt të këtij viti, është edhe një parcell e lirë dhe gjithsejt do të dalin në shpallje 4 parcella të lira. Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, para anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës për Parkun e Biznesit, ka paraqitur një kërkesë për parcellat të tjera që janë përballë Parkut, përkatësisht 62 hektar me mundësi zgjerimi deri në 84 hekta, që të hyjnë në kuadër të elaboratit të shpronësimit për të ju dhënë mundësia e vendosjes së bizneseve të tjera vendore e ndërkombëtare për krijimin dhe gjenerimin e vendëve të reja të punës në Komunën e Drenasit. Ndryshe Parku i Biznesit në Drenas, ka 31 biznese prodhuese në funksion, 3 prej tyre janë në finalizim të ndërtimit, ndërsa pas shkëputjes së tri kontratave që bizneset nuk kanë investuar kanë mbetur edhe 4 parcella të lira për t’u shpallur përmes konkursit për vendosjen e bizneseve të reja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz