BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Shëndetësinë në Drenas e kam prioritet

Lladrovci: Shëndetësinë në Drenas e kam prioritet

Të ngjajshme

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Ai ka folur për rëndësinë që do t’ia kushtojë përkujdesjes shëndetësore, gjithpërfshirjes së qytetarëve në përkujdesjen shëndetësore si dhe prioritetizimin e shëndetësisë në rast se i jepet besimi nga qytetarët për ta drejtuar Drenasin, në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

“Mbulimi i plotë i komunës me përkujdesjen primare shëndetësore, furnizimi me barnat esenciale për mjekësinë primare, kontrollet periodike në vendbanimet e largëta, vizita të mjekëve në shkolla, vaksinimi i rregulltë, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijes, edukimin shëndetësor, do të jenë faktor për pengimin e sëmundjeve. Këto çështje do të marrin vëmendjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, si prioritet i mandatit tim”, ka thënë Lladrovci, gjatë takimit.

“Në takim, punëtorët shëndetësor, diskutuan për gjendjen në shëndetësi, shtrirjen e përkujdesjes në zonat rurale, furnizimi me barna të përkujdesjes primare dhe çështjet tjera të lidhura me angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të mirëqenies shëndetësore në komunën e Drenasit”, njofton PDK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz