BallinaRegjionaleDrenasLladrovci sapo nënshkruajti dy marrëveshje (foto)

Lladrovci sapo nënshkruajti dy marrëveshje (foto)

Të ngjajshme

Nesër seanca plenare, 16 pika të rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër...

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit mars 2026, ka...

Mesazhi i Gallapenit: Këto momente na bëjnë më të bashkuar

Futbollisti i Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar pas humbjes...

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike në konflikt...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci te enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman dhe ka nënshkruar dy memorandume të mirëkuptimit për projektet që janë ne interes të qytetarëve të Komunës. Njëri memorandum është për “Fuqizimin e Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës” dhe tjetri për  “Planifikimin e Projektit për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta”.

Fillimisht, kryetari Lladrovci ka falënderuar organizatën e GIZ-it që për sa vite ka bashkëpunuar me Komunën e Drenasit ne projekte të ndryshme që kanë qenë ne të mirën e qytetarëve dhe ka premtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen dhe se dy memorandumet e nënshkruara do të zbatohen ne përpikëri sipas obligimeve që dalin nga to.

Ndërsa Michael Becker, menaxher i GIZ-it për projektin për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës (FPHMT), ka thënë se ndjehet i kënaqur që po vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm për Planifikimin hapësinor urban dhe rural i cili përfshinë; digjitalizimin, validitimin dhe ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave hapësinore dhe jo-hapësinore në programin GIS, hartimin e zonave kadastrave duke u bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor, pjesëmarrjen e publikut përgjatë procesit të planifikimin dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor dhe menaxhimin e tokës.

Ndërsa në emër të menaxherit të programit GIZ SMS, Kai Hofmann, ka falënderuar Komunën e Drenasit, Rudina Qerimi e cila tha se Komuna e Drenasit është përzgjedhur për nënshkrimin e këtij memorandumi falë zgjerimit qind për qind të menaxhimit të mbeturinave, ndërsa ky memorandum ka për qëllim planifikimin dhe pilot projektet e menaxhimit të mbeturinave të ngurta që përfshijnë; pilot projektet e ndarjes së mbeturinave ne burim në shkolla dhe institucionet e përzgjedhura dhe pilot projektet e ndarjes së mbeturinave në burim në zonën e përzgjedhur të komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz