Lladrovci ngushëllon familjen e të riut që vdiq në Shëngjin: Kjo humbje e rëndë ka prekur gjithë komunën
dp

Lexo edheKurti: Magjistralet janë për makina familjare e për turistë, neve na duhen hekurudha për prodhim

Në telegram ngushëllimin thuhet:
Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, kryetari Lladrovci ndan pikëllimin me familjen Binaku dhe lutet që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.
Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, kryetari Lladrovci shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto çaste të vështira.

Lexo edheKurti: Magjistralet janë për makina familjare e për turistë, neve na duhen hekurudha për prodhim
I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella.