Lladrovci në takim përfaqësuesit e PwC dhe Recura, i njofton për mundësitë që Drenasit ofron për investitorët e huaj
03

Lexo edheE fundit/ Rasti i të miturës së Drenasit, merret ky vendim për gjinekologun

Sot kryetari Lladrovci priti në takim një ekip të kryesuar nga Siemon Smid dhe Annie Gjollma, përfaqësues të kompanisë PricewaterhouseCoopers (PwC) rrjet global i firmave që janë të angazhuara të punojnë së bashku për të ofruar oferta shërbimi për klientët në të gjithë botën dhe RECURA-s ofrues shërbimesh kosovare që fokusohet në ofrimin e konsulencës financiare dhe menaxhimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Kryetari Lladrovci pasi falënderoi përfaqësuesit për vizitën i njoftoi ata për mundësitë që komuna e Drenasit ofron për investitorët e huaj dhe vendorë dhe lehtësimet procedurale për këtë qëllim duke theksuar se Komuna e Drenasit përveç pozitës së favorshme gjeografike, ofron kushtet më të mira për biznes dhe procedura të shpejta.
Annie Gjollma falënderoi kryetarin Lladrovci dhe stafin e pranishëm për pritjen dhe bëri një përmbledhje të aktiviteteve të tyre në lidhje me Parkun e Biznesit, më konkretisht për fazën përfundimtare të fizibilitetit në Zonën Ekonomike në Korroticë të Epërme dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me komunën e Drenasit.
Lexo edheE fundit/ Rasti i të miturës së Drenasit, merret ky vendim për gjinekologun