BallinaRegjionaleDrenasLladrovci me bashkëpuntorë bënë homazhe në shumë fshatra të Drenasit

Lladrovci me bashkëpuntorë bënë homazhe në shumë fshatra të Drenasit

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Nënkryetarin e Komunës, Gani Sylaj, Shefin e Kabinetit, Flamur Curri dhe drejtorët e drejtorive komunale, Kryesuesin e Kuvendit, Labinot Halilaj dhe asambleistë, si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor në Drenas, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Polac, Shtuticë, Vërboc, Tërstenik, Gllobar, Abri (varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu), Baicë, Krajkovë, Negroc dhe Poklek të Vjetër (varrezat e dëshmorëve dhe martirëve).

Dita e Çlirimit të Drenasit do të vazhdon me aktivitete të ndryshme, duke filluar me Seancë Solemne të Kuvendit, pastaj hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit, shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e Kulturës, zbulimi i pllakës së dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e sporteve, ndeshja sportive në nderim të dëshmorit Hysni Jetullahu, Koncerti Festiv dhe aktivitetet përmbyllen me Finalen e Turnirit Tradicional “Rasim Kiçina”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz