BallinaRegjionaleDrenasLladrovci i kundërpërgjigjet Milaim Zekës: Je rrenc e gazetaruc

Lladrovci i kundërpërgjigjet Milaim Zekës: Je rrenc e gazetaruc

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është përgjigjur deputetit Milaim Zeka, lidhur me deklaratat e këtij të fundit dhënë mbrëmë në Tv Dukagjini, i cili ka thënë se Lladrovci ka nënshkruar disa dokumente ku presidenti Thaçi akuzohet për vrasje, shkruan Periskopi.

Lladrovci e ka akuzuar Zekën se po gënjen, duke i thënë se pse nuk po i publikon gjithë dëshmitë të cilat pretendon se i ka.

Në fundin e reagimit të tij, Lladrovci ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetit Milaim Zeka.

Përgjigje Milaim Zekës: Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit

Nuk po i publikoni ato që pretendoni, sepse nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Boll Milaim Zeka. Boll. Boll shpife. Edhe sa rrena do të thuash para mediave gjoja se po i thua për herë të parë. Deri kur kështu o gazetaruc?!!

Dhjetëra lajme të rreme në tri fushatat e kaluara i keni promovuar si të vërteta, prej të cilave nuk doli asgjë. Asgjë nuk doli me gjithë paralajmërimet e juaja të subvencionuara. Sepse, ju vetëm shpifni.

Në tri fushata, janë paralajmëruar çanta të zeza me dokumente kompromituese, ishin paralajmëruar video incizime, ishin paralajmëruar letra sekrete e letra denoncimi, por kurrë asnjë herë, nuk i publikuat.

Pse nuk i publikuat deri tash për ato që pretendoni se ekzistojnë, dhe pretendoni të implikoni emrin tim, familjes time dhe udhëheqësit e shtetit.

Nuk mund të publikoni sepse ato që pretendoni, nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Milaim Zeka, të kam thënë edhe më herët, ti je një rrenc, je një shpifës. Ti e ndot ambientin e demokracisë me përrallat tua të sëmura që vetëm udbasht dinë t’i përgatisin e promovojnë.

Habitem nga mediat që të japin hapësirë për ta ndotë ambientin me shpifjet tua.

Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit.

Unë po e them jo për herë të parë, me emër:

Milaim Zeka, ti je një rrenc dhe për shpifjet tua do të ushtroj padi!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz