back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportLiverpool fiton me dramë kundër Crystal Palace, shtatë pikë para vendit të...

Liverpool fiton me dramë kundër Crystal Palace, shtatë pikë para vendit të dytë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Liverpool ka fituar me rezultat 4-3 kundër Crystal Palace, një fitore kjo që i jep epërsi prej shtatë pikëve nga vendi i dytë. Crystal Palace ishin të parët që kaluan në epërsi, por djemtë e Jurgen Klopp ndezën motorët në pjesën e dytë dhe kthyen gjithçka në dobi të tyre.

Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligën angleze ku sonte kanë mposhtur në Anfield skuadrën e Crystal Palace.

Pjesa e parë ishte shumë më e dobët për Liverpoolin të cilët nuk arrinin që të gjenin golin, pavarësisht se patën disa sulme.’

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi pas një kundërsulmi në minutën e 34-të, Toënsend pasi që mori një top të mirë nga Zaha.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat në të mirë të mysafirëve, shkruan GazetaExpress.

Në pjesën e dytë pati shumë gola, totalisht gjashtë gola.

Me të filluar kjo pjesë Salah barazon në minutën e 46-të, kurse në minutën er 53-të, Liverpool përmbys rezultatin me Firminon.

Crystal Palace nuk dorëzohet dhe shënon në minutën e 65-të me anë të James Tomkins, kurse Salah kthen përsëri epërsinë për Liverpoolin në minutën e 75-të.

Liverpool në minutën e 89-të mbetet me një lojtar më pak pasi që Milner ndëshkohet me të kuq, kurse edhe dy gola u shënuan në pesë minuta shtesë.

Fillimisht ishte Mane që shënoi në minutën e dytë shtesë të takimit, kurse Max Mayer dridh Liverpoolin duke shënuar në minutën e katër shtesë.

Megjithatë, Liverpool arriti që ta ruaj epërsinë dhe ti arkëton tri pikët e radhës duke arritur në 60 pikë, 7 më shumë se City në vendin e dytë por që skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz