Pasi ka mbajtur fjalimin para Kryeministrisë, kreu i PD-së Lulzim Basha, u ka bërë thirrje të gjithë protestuesve që të shkojnë drejt sheshit ‘Skënderbej’, ku ndodhet është godina e Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa protestuesit kanë filluar që të hedhin flakadanë në drejtim të godinës së Kryeministrisë si dhe duke u përplasur edhe fizikisht me ta.
Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshme, Fatmir Xhafajt
Tensione në protestë
Policia ka shoqëruar një grua, ende nuk dihet shkaqet e shoqërimit të saj, por sipas burimeve, gruaja rreth 50 vjeçe ka sulmuar efektivët e policisë.
Sot opozita zhvillon protestën e saj kundër qeverisë Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me akuzat që PD bën ndaj tij.
Në foton e publikuar nga Shqiptarja.com duket edhe momenti i shoqërimit të gruas nga efektivët e policisë.
