back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLista Serbe: Pa Asociacion nuk kthehemi në institucione

Lista Serbe: Pa Asociacion nuk kthehemi në institucione

Të ngjajshme

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Arrestohet një person në Kaçanik, konfiskohen dy armë e 67 fishekë

Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik. Në...

Drejtuesit e Listës Serbe kanë vendosur që të mos kthehen në institucionet qendrore të Kosovës pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe kanë ndarë “mendjen” që të mos kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Janë bërë gati dy muaj prejse ky subjekt politik ka bojkotuar institucionet dhe tashmë kusht të fundit për kthim kanë paraqitur themelimin e Asociacionit, kërkesë të cilën po ua refuzon shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se veprimet e tilla Lista Serbe po i bën pasi që prania e tyre në institucione është e garantuar me Kushtetutë.

Simiq: Të iniciohet zbatimi i Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se subjekti i tij dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacion.

“Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin udhëheqësit e rëndësishëm politikë, që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit, të iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar ai

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz