Lirohet djali i Ethem Çekut
03

Lexo edhe“Në Audi A6 dhe me tri qese kokainë” – detaje të reja për arrestimin e djalit të Ethem Çekut

Ard Çeku, djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, është liruar me procedurë të rregullt pasi mbrëmë është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me tri qese substanca narkotike në veturë, shkruan Insajderi.
Gazeta Online Insajderi nga burimet e saj ka marrë vesh se djali i Ethem Çekut është liruar me procedurë të rregullt.
Rasti i arrestimit ka ndodhur në Rrugën “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht ka ndalur veturën, Audi A6 ku në një pako të cigareve janë gjetur tri qese që dyshohet të jenë kokainë.

Lexo edhe“Në Audi A6 dhe me tri qese kokainë” – detaje të reja për arrestimin e djalit të Ethem Çekut
Lidhur me këtë rast është duke u marrur njësiti i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës. Në stacionin e Policisë janë dërguar edhe djali i dekanit si dhe miku i tij, ndërsa në stacion është vërtetuar se lënda narkotike ka peshuar 1 gram e gjysmë/Insajderi.com