Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, sulmoi fizikisht ish-futbollisten Aliu
dp

Lexo edhe“Barcelona është më e madhe se ai”, kritikohet ashpër Leo Messi

TV Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me Liridon Lecin, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 11 tetor, pas përfundimit të emisionit „Dueli Sportiv“.
Sipas reagimit zyrtar të televizionit, incidenti ka ndodhur mes panelistit të rregullt të emisionit, Liridon Leci, dhe të ftuarës Edonisa Aliu, ish-futbolliste, shkruan Indeksonline
Pas shqyrtimit të rrethanave, TV Dukagjini ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Lecin, duke theksuar se situata të tilla janë të papranueshme për televizionin dhe emisionin.

Lexo edhe“Barcelona është më e madhe se ai”, kritikohet ashpër Leo Messi
Në reagimin e publikuar, drejtori i Informacionit, Dibran Istrefi, bëri të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë, ndërsa televizioni ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me institucionet përkatëse./Indeksonline/